• |
ide | kryesore

Pakti detar me Greqinë, Pashaj: Nuk ka marrëveshje, por vetëm diplomaci

Lajme, Të fundit



Kolonel Myslim Pashaj ka reaguar në lidhje me paktin detare, i cili po diskutohet ditët e fundit pas marrëveshjes me autoritetet greke. Në një status në FB, Pashaj thotë se “nuk ja marrëveshje, askund, por ka ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj.”

Duke komentar intervistën e ministrit grek Nikos Kotzias, se “Pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale” Pashaj thotë se “është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndijshme”. 

Koloneli Pashaj ishte i pari i cili ngriti çështjen e marrëveshjes për detin në vitin 2009 më Greqinë, duke e cilësuar këtë marrëveshje si të paligjshme. Gjatë vitit të fundit hulumtoi Marrëveshjen për Delimitimin e Kufijëve detarë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Në hartografimin e vijës ndarëse detare midis të dy shteteve ai hasi moszbatim të Konventës së Detit – 82, si dhe mosndërthurje njohëse juridike, gjeohartografike, të cilat sollën një situatë me një ndjeshmëri të lartë deri në rrëzim të saj nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.



6 Comments

  1. Ore budallenj na di ky kolonel Gjenerali (ne turqisht)? Po dihet qe nuk ka marreveshje pasi marreveshja me pare firmoset dhe me pas ratifikohet. Problemi eshte se jane vene bazat e marreveshjes ose jane ngulur piketat e kufinjve te ardhshem dhe publiku te vetmin informacion qe ka ne dispozicion eshte deklarata e Kotzias. Nga pala shqiptare ka vetem disa fjale ne ere qe jo vetem nuk sqarojne asgje, por r mjrgullojne me shume situaten dhe kjo minimalisht te ben te dyshosh.

    1. ‘Jane vene piketat e kufinjve te ardhshem ‘ ?????
      Nga e more vesh ti kete ?

      Deri tani nuk jane ulur ekspertet per te diskutuar per ceshtje teknike.. nga e nxorre ti kete ?

    1. E pata vlerësuar herën e parë kur kontestoi marrëveshjen dhe paraqiti argumente teknike për difektet e saj, por sot heshtja dhe justifikimet “diplomatike” e nxjerin atë thjesht një militant të kuq që vlerëson vetëm politikisht duke treguar se nuk i dhimbst deti por neokomunizmi rilindas.
      I paburrë!

  2. Po ju nuk e dini se sa dollare ka mare i biri (Auron Pashaj) qe ku t’i sherbej qeverise??? Kerkoni se e gjeni pergjigjen. Financuesi me i madh UNDP me projektin e reformes territoriale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *