• |
ide | kryesore

A do ta mbështesë LSI Dashamir Xhikën edhe për rrugën Tiranë-Elbasan?

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i LSI doli në mbrojtje të ish drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me rrugën Elbasan-Gjinar. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm simpatizantë të LSI, por edhe ish ministri i transporteve Edmond Haxhinasto.

Sot, Xhika do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për akuzën e shpërdorimit të detyrës me tenderët e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Së bashku me të, ditën e sotme, do të jenë në Gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, të arrestuar javën që shkoi. Dëmi për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan llogaritet 54 milionë dollarë nga një auditit i Ministrisë së Energjetikës, përfunduar në dhjetor të vitit të shkuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata “arrest me burg” për tre ish-zyrtarët. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.

Veç detajeve të abuzimeve të pretenduara nga prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë çështja e Dashamir Xhikës është edhe politike, pasi pritet me interes qëndrimi i LSI për korrupsionin e dyshuar në këtë rrugë të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *