• |
ide | kryesore

Brad Pitt përfshihet në një aksident në Los Angeles

Paparazzi, Slider



Brad Pitt është përfshirë në një aksident me dy makina të tjera në Los Angeles. Fatmirësisht, nuk ka qenë një përplasje e rëndë, dhe të tre shoferët kanë zgjidhur çdo gjë normalisht. Me siguri kur dy personat e tjerë kanë parë që janë përplasur me Brad, nuk i kanë besuar syve.

Gjithsesi, aktori ka vepruar pas aksidentit si çdo njeri i zakonshëm. Ai ka fotografuar dëmet, dhe shihej gjatë gjithë kohës i interesuar për dy shoferët e tjerë

Në fund pasi janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ata janë larguar duke u përshëndetur shumë përzemërsisht. Me siguri ata do të vrapojnë për t’ju treguar miqve të tyre se kanë takuar Brad Pitt, edhe pse jo në rrethana shumë të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *