• |
ide | kryesore

Lorik Cana përlotet në studio nga ky tatuazh (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ish-kapiteni i kombëtares sonë të futbollit Lorik Cana ka qënë mbrëmë i ftuar në “Top Show Magazine” ku na ka emocionuar të gjithëve. Ai u përlot gjatë emisionit dhe ishte pikërisht çasti kur pa tatuazhin që Lekë Dobruna ish-luftëtari i UÇK-së ka bërë në këmbën e tij. Ishte momenti gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri kur Loriku mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë.

Me lot në sy Cana tha: “Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurt që do më ndodhte kjo.”

Ai ka kohë që është tërhequr nga futbolli dhe aktualisht po merret me fondacionn e tij për mbështetjen e sportit për fëmijët dhe të rinjtë në promovimin e kulturës dhe trashigimisë kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *