• |
ide | kryesore

Pas suksesit në “Hollywood” Zayn Malik i drejtohet “Bollywood”

Paparazzi, Slider
zayn-malik-pillow-talk.jpg



Zayn Malik po punon për këngën e tij të parë në hindi. Ish-“One Direction” po eksperimenton me gjuhën dhe duke shkruar në urdu, një dialekt indian.
Këngëtari 25-vjeçar, babai i të cilit është britaniko-pakistanez, ka realizuar një këngë në bashkëpunim me kompozitorin AR Rahman, që pritet të bëhet pjesë e një filmi në Bollywood.
Gjatë një interviste për revistën “Indian Fashion”, Zayn deklaroi: “Është kënga e parë që këndoj tërësisht në hindi. Mezi po pres të shikoj reagimin e njerëzve”.
Kohët e fundit, Zayn publikoi një pjesë të vogël të këngës së tij të re, ku i këndon të dashurës Gigi Hadid, të cilën e konsideron gruan e vetme për të cilën ka nevojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *