• |
ide | kryesore

Sonte lufta në TV/ Arbana Osmani me Robert Ndrenikën kundër Ermal Mamaqit me Elvana Gjatën

Paparazzi, Slider



Ermal Mamaqi ka një ‘armike” të re në luftën e së shtunës mes Klan dhe Top Channel. Pas përfundimit të “Shiko Kush Luan” që prej kësaj të shtune vendin e Luanës do të zërë Arbana Osmani me programin “Dua të të bëj të lumtur”

Ermali vjen me një intervistë pas shumë kohësh të këngëtares Elvana Gjata, e cila vetëm në fillim të shkurtit realizoi një koncert live ku prezantoi 6 këngët e saj më të reja nën kompozimin e Pirro Çakos.

Ndërsa për Arbanën nata e sotme përkon me nisjen e sezonit të ri, me prezantimin një pas një të surprizave të këtij edicioni të ri dhe me një nga personazhet më të dashur nga shqiptarët, i cili prej vitesh të tëra nuk ka shënuar asnjë dalje televizive, pikërisht kolosin e teatrit dhe filmit Robert Ndrenika. Cili format televizive do t’a fitojë audiencën e kësaj e kësaj të shtune?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *