• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, zhduket drejtuesi i makinës që përplasi taksinë

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë humbur jetën në një aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, pas mesnatës së kaluar pasi taksia me të cilën udhëtonin është goditur nga pas nga një automjet tjetër tip “Benz”.

Megjithëse policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, shoferi i “Benz”-it që shkaktoi aksidentin është zhdukur. Nga policia nuk ka ende një njoftim të dytë për aksidentin dhe identitetin e drejtuesit të “Benz”-it me targa AA 060 SP.

Bujar Agalliu, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë gjetën vdekjen pasi taksia nga përplasja e fortë përfundoi në një karburant duke pësuar një goditje të dytë. Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë dëshmitarë por asnjë prej tyre nuk e ka parë drejtuesin e makinës së dytë, edhe policia pohon të njëjtën gjë.

“Në mjetin tip ‘Benz’ nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip “Benz” dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *