• |
ide | kryesore

Pse do rrethohet teatri me kulla? Veliaj: Nuk kemi lek për ta ndërtuar vetë

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk mund të sigurohet vlera prej 30 milion eurosh për të ndërtuar një teatër të ri, prandja pronat e bashkisë do t’i dhurohen dikujt që përfiton të drejtën për të ndërtuar pranë teatrit.

Sipas Beliajt, teatri do të ndërtohet me një skemë të ngjashme me stadiumin kombëtar, pra partneritet shtet-privat.

“Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për ti dhuruar qytetit një teatër”. 

Gjithsesi ai garantoi se mbi teater s’ka kulle. “në zonën e Teatrit do të ketë vetëm teatër, do të shihen të gjitha propozimet së është dhe një propozim financiar”.

Ndërsa tek pjesa pas teatrit mund të ndërtohet çdo gjë që e lejon ligji. “Nëse e lejon ligji, mund të ketë hotele me 5 yje, mund të ketë zyra bashkia që Tirana ka nevojë”. 



3 Comments

  1. Domethene nuk do kete kulle mbi teater, por mund te jete nje ndertese qe ka nje pjese te ulet sa per ta diferencuar si teater, dhe nje kulle pas saj qe ka lidhje direkte me teatrin. Teatri na dilka pjese e integruar e nje hoteli apo qendre biznesi. Po c’qenka ky shtet qe nuk paska 30 milion euro buxhet per nje institucion kyc kulturor sic eshte teatri? Se edhe sheshi qe ndertove nuk ka te njejten rendesi me teatrin. Nje shtet njihet nga kultura, jo nga pllakat dhe shatervanet.

  2. Cili shtet në botë nuk ka 30 milion euro (duhet të kushtojë shumë më pak kaq) për të ndërtuar një Teatër Kombëtar. 10 milion euro në vit merr CheckUp-i i kryeministrit me Nushin. Mbi 30 milionë do marrin inceneratorët e Elbasanit e Fierit edhe pse nuk ka nevojë për ta 120 ai i Tiranës. 250 milion rruga e Arbërit.
    E kanë gjetur mënyrën si ti dhurojnë tokat shtërore për ndërtime, thonë nuk kemi lek e i fusin një partneritet me privatin që të ndërtojë ndonjë kullë me qëndër tregëtare.
    Këta sdo lënë copë toke pa zënë me ndërtime, shikoni kur ti vijë radha Piramidës.

  3. pse nuk i merr nga nena jote pensioniste enveri qe te beri dy dasma me nga nje mij vet.mundesh edhe nga jasteku i griseldes se ndosht pjell lek,ose nga thaset me kanabis e kokain te rames,e agron xhafajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *