• |
ide | kryesore

4 variante për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas një ish diplomati amerikan

Lajme, Të fundit



Lidhur me çështjen e Kosovës është i mundur vetëm në marrëveshjen e drejtpërdrejtë të Beogradit e Prishtinës, por nuk jam optimist rreth kësaj, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve tanjug, ish – ambasadori amerikan në Serbi William Montgomeri.

Sipas tij, pengesa e parë është fakti se shqiptarët e Kosovës kanë shumë përkrahje nga amerikanët të cilët e mbajnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktualë, derisa SHBA-ja ta ketë këtë qëndrim, janë të vogla gjasat që ndonjë politikan, shqiptar kosovar, ta marrë përsipër këtë rrezik dhe të dorëzojë ndonjë territor.

Sipas fjalëve të tij, janë të mundshëm katër epilogë kur bëhet fjalë për Kosovën.

I pari, thotë ai, është vazhdimi i situatës aktuale, që në fund do të përdorej për bllokim të Serbisë në BE.

I dyti është normalizimi i marrëdhënieve pa njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës nga Serbia.

“Pres që BE të kërkojë nga Serbia që të ndikojë te Rusia që të pushojë së bllokuari pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në këmbim të pranimit të Serbisë në BE”, ka thënë ish- diplomati.

Si epilog të tretë të mundshëm, ai sheh atë që para Serbisë, në fund të procesit të anëtarësimit në BE, të vihet zgjidhja sipas parimit “merre ose leje” – “njihe pavarësinë e Kosovës dhe hyni në BE, refuzoni dhe nuk do të bëheni anëtar”.

Epilogu i katërt i mundshëm mund të jetë që udhëheqja serbe dhe ajo kosovare të arrijnë marrëveshje bilaterale në të cilën do të ketë elementë që nuk do t’i pëlqejnë bashkësisë ndërkombëtare .

Si mundësi të elementëve të tillë Montgomeri sheh një ndarje të Kosovës dhe marrjen e një territori të Serbisë nga Kosova që banohet kryesisht me shqiptarë./koha



2 Comments

  1. bota mund te sygjeroje jo kate por 40zet mundesi per kompromise por nese ne to nuk qendron e drejta haku ,15 milion shqiptare nuk mund te anashkalohen pa referendum ,te merret mendimi i gjith kombit sepse 1 komb ishte por e ndat 5 nese kombi nuk pyetet padrejtesia ne zhvillimin e vet prollon vetem krime ku kostot ,pacmangeshem do ti paguajn te gjith ne cdo fushe qe i paguan deri tani evropa me krime migracion kosto ekonomike problematika ,dhe zbukurut serbin greqin malin e zi maqedonin dhe shqiptaret i zhytet ne borxhe eshte kollaj te behen pazare ,per te drejtat e dikujt por eshte mister sfidat qe vine sepse deri tani te gjitha vendet qe perfituan nga coptimi shqiptare nuk kan ndjer akoma llimbje cmim kosto si shqiptaret ,e kush flet ne dem te se drejtes duhet te pergjigjet se ky popull don te drejta mundesi te jetojne brezat nuk pyesin ne vend qe ta ndertojne jeten baz te drejtave kur atyre u grabiten shkojne dhe ua grabisin lumturin tjereve vall nuk u mesuat ,shqiptaret dhe sejcili problemet i zgjell brenda te drejtes se vet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *