• |
ide | kryesore

Foto/ Përmbyset makina në Malin e Robit duke shkaktuar dy viktima

Lajme, Të fundit

Dy persona të së njëjtës familje kanë gjetur vdekjen në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavajë. Zyrtarisht bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.


Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehrri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.


Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F., 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu