Disa minuta më parë, persona nga një makinë qëlluan me armë zjarri mbi një tjetër makinë, duke lënë tre persona të plagosur, pranë Kishës Ortodoksë, në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa raportohet se makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është e tipit ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.
Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.
