• |
ide | kryesore

‘Nuk e kam vrarë unë Memli Begallën!’

Lajme, Të fundit



“Nuk e kam vrarë Memli Begallën” Kështu deklaruan në polici të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e Memli Begallës në Tiranë, Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi.

Vrasja e biznesmenit Memli Begalla pak ditë më parë në Tiranë dyshohet se u bë për shkak të borxheve të pashlyera, sipas Policisë që ndaloi dy ditë më parë këta persona.

Ishte kreu i Policisë së Tiranës Kastriot Skendaj që deklaroi më 26 shkurt 2018 se: Gjatë orëve të para të mëngjesit, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:
– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.



1 Comment

  1. Ky Begalla,kete perfundim ,do te kishte.Ai njihet qe ne fillimin e viteve 90.Vinte nga Tepelena (Progonati),blinte dhe pagesat,fillimisht i bente te rregullta,duke vijuar me pagesa pjesore,dhe me vone zhdukej.Kam takuar njerez,ne Progonat,qe e kerkonin,qe nga Tirana,por vendasit thonin se ka kohe qe eshte larguar dhe i adresonin ne Sarande,ku simbas vendasve,merreshe,me tregtimin e bylmetrave.E mbante vehten per boss dhe mbante edhe dy shoqerues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *