• |
ide | kryesore

Pranga dy doganierëve, lanë të kalonte makinën me 60 kilogram drogë

Lajme, Të fundit



Dy punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës janë arrestuar nga SHÇBA për shpërdorim detyre. Në pranga u vunë Robert Demiraj me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë, shoqërues qeni.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *