• |
ide | kryesore

“Nuk arrita ta shoh mirë”/ Fjalët e Berluskonit për vajzën që u zhvesh para tij (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Silvio Berlusconi u përball me një “incident” të pakëndshëm në qendërn e votimit ku shkoi të hidhte votën për qeverinë e ardhshme të Italisë. Përpara kreut të “Forza Italia” u shfaq një vajzë e re e zhveshur topless e cila hipi mbi një tavolinë duke bërtitur: “Berluskoni je i skaduar!”. Këtë mesazh ajo e kishte shkruar edhe në trupin e saj.

Protestuesja është një franceze 30-vjeçare, pjesë e lëvzjes “Femen”. Ajo u nxor jashtë nga forcat e policisë të pranishme. Ndaj saj tashmë kanë nisur hetimet për “prishje të qetësisë publike gjatë zgjedhjeve” dhe për “mosbindje ndaj kryetarit të komisionit të qendrës së vitimit”. Quhet Melodie Mousavi Nameghi dhe është franceze me origjinë iraniane. Ajo kishte mbërritur në Milano në 8.45 me një linjë nga Parisi në Malpensa. Kishte mundur të hynte në qendrën e votimit me një teser si gazetare e lirë.

“Ka mbaruar koha ime? Po, në fakt nuk kishte më radhë” – tha më pas Silvio Berluskoni. “Ishte një shfaqje e menjëhershme dhe nuk pata mundësi të shoh asgjë. Në mes të të tjerëve, nuk di çfarë ndodhi. Ishte si një fantazmë. Nuk e di. Nuk pashë gjë” – tha Berluskoni ndërsa u paraqit sërish për të votuar. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=Re0ytiMfnrA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *