• |
ide | kryesore

Partia fituese në zgjedhjet italine: Të gatshëm për formimin e qeverisë

Planet



Lëvizja Pesë Yjet (Movimento 5 Stelle) është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e tjera për krijimin e një qeverie, deklaroi lideri i saj, Luigi Di Maio.

Ish-komediani theksoi se suksesi i saj zgjedhor në të gjithë vendin i kishte dhënë partisë një përgjegjësi të madhe.

“Fakti i të qenit përfaqësues i të gjithë kombit na projekton në mënyrë të pashmangshme drejt qeverisjes së vendit”, deklaroi sot Di Maio gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se partitë e tjera kishin arritur një performancë të mirë vetëm në disa rajone.

“Ne ndiejmë përgjegjësinë për t’i ofruar Italisë një qeveri”, shtoi Luigi Di Maio.

Lëvizja Pesë Yjet ka fituar pjesën më të madhe të votave, por nuk ka shumicën për të dalë e vetme në qeveri.

“Ne jemi të hapur për t’u ballafaquar me të gjitha forcat politike për caktimin e drejtuesve të parlamentit dhe temave që do të mbizotërojnë në programin e ardhshëm legjislativ” – u shpreh Luigi Di Maio.



1 Comment

  1. Do të korigjoja së pari gabimin në këtë shkrim që ngatëron komedianin Beppe Grillo, me këtë djaloshin 31 vjeçar siçilian di Maio.
    Për mendimin tim kjo lëvizje e pati suksesin e saj, kryesisht se preku plagët e qeverisjeve të gabuara në Itali, ndaj të cilave është e ndjeshme pjesa më e madhe e shoqerisë italiane.
    Por sado që të përpiqesh e të gjesh se cilat janë alternativat qeverisëse të kësaj lëvizje, është e vështirë që të gjesh tek ajo një program të kjartë politik dhe ekonomik.
    Më shume se një lëvizje e një partie me një program të kjartë politik qeverisës, ajo doli si një lëvizje deri anarshiste që vetëm denoncon, e nuk parashtron zgjidhje.
    Akuzohet kjo lëvizje ndoshta me një farë të drejte si një lëvizje ekstremiste, sepse në gjirin e saj ka militantë ekstremistë si të së majtës, ashtu edhe të djathtës, që flasin përgjithësisht për një “sistem të ri”, pa qenë në gjendje ta konturojnë këtë sistem me një program të kjartë politik
    Grillo me ate patetizmin e tij prej komediani, më kujton publicistin shqiptar Fatos Lubonja që denoncon e i quan të gjithë politikanët njëlloj si banditë, i ndërgjegjshëm se me këtë patetizëm do të bëhet protagonist që do ta miratojnë që të gjithë “të pakënaqurit” e kësaj bote.
    Nëse do të pyesish si Grillon, edhe Lubonjën se cili është “sistemi i ri” të cilin këta propongandojne, asnjeri e as tjetri nuk janë në gjendje ta përshkruajnë, por që të dy i përmbahen idesë marksiste se që bota të shkojë drejt progresit, duhet medoemos që këmbët ti bien kokës, turmat amorfe “proletare”, duhet t’ju a rëmbejnë pasuritë të pasurve e që në bindjet e tyre marksiste, të gjithë të pasurit janë banditë që duhen ndëshkuar.
    Që ka në botë me shumicë njerëz që janë pasuruar në rrugë korruptive e deri kriminale, do të ishte budallallëk që ta mohoje. Por është e vertetuar shkencërisht, se jo të gjithë njerëzit janë të barabartë në kapacitetet intelektuale qoftë edhe si trashëgimi gjenetike.
    Është pasuruar padyshim shkrimtari më i shquar shqiptar Kadareja, për faktin se veprat e tij janë përkthyer e lexohen në gjithë botën, po Kadareja nuk ka sepse këto para të fituara me aftësinë e tij gjeniale, ti ndajë me publiçistin mediokër Lubonja, emrin e të cilit nuk e njeh asnjë popull tjetër në botë veç shqiptarëve apo më keq akoma, që lexuesit e tij të varfër ti turen e t’ja rëmbejnë pasuritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *