• |
ide | kryesore

Dua Lipa, dedikim të gjitha femrave në jetën e saj (Foto)

Paparazzi, Slider



Dua njihet si një vajzë e cila nuk nguron që emocionet e saj ti shpëndajë edhe me ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale. Sot ajo ka postuar një urim të veçantë për festën e 8 Marsit ku ka uruar të gjitha femrat që janë të pranishme dhe kanë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.

“Ja ku janë disa nga super-vajzat e jetës sime. Pa ato nuk do të isha në gjendje të bëja këto gjëra që kam bërë deri tani. Ju dua shumë dhe do të doja të kisha më shumë fotografi që t’i tregoj botës sa të mrekullueshme dhe brilante dhe të çiltra, mështetëse dhe inspiruese jeni ju të gjitha. Ju dua përgjithmonë.” – ka shkruar këngëarja në urimin e saj duke bashkangjitur disa foto ku sigurisht e ka nisur me nënën e saj.

Dua Lipa edhe më përpara ka bërë deklarata të forta në mbështetjëe të grave dhe të drejtave të tyre, ku më e fundit ishte fjala përshëndetëse në BRIT ku fitoi edhe çmimin “Artistja Femër më e mirë e vitit” dhe shprehu dëshirën e madhe që edhe më shumë vajza të ngjiteshin në atë skenë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *