• |
ide | kryesore

Ekzekutohet me 5 plumba 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi, në qytetin Artemida në rajonin e Atikës, ditën e dielë më 4 mars.

Sipas medieve helene, ai u qëllua me pesë plumba në një rrugicë pranë varrezave të qytetit, por është identifikuar sot. Ditën e vrasjes, viktimës iu gjet një dokument i falsifikuar me emër të rremë. Në dokumentin që iu gjet, kishte identitet grek, por me fotografinë e tij.

Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.

Viktima u gjet fillimisht i plagosur rreth orës 17:00, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *