• |
ide | kryesore

Video/ Me pranga në duart Albert Zekaj dërgon policinë në vendin ku ka varrosur shokun e tij

Lajme, Të fundit



Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas të Fierit, i cili dyshohet se është vrarë një vit më parë nga shoku i tij me të cilin jetonin bashkë në shtëpi me qira, policia ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar Albert Zekaj. Policia e ka dërguar autorin tek vendi ku kishte fshehur batanijen, çekiçin si dhe vendin ku fshehu kufomën.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *