• |
ide | kryesore

‘I copëtova trupin, e mbajta 3 ditë në shtëpi’, rrëfimi tronditës i Arbert Zekajt në gjykatë

Lajme, Të fundit



E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Skenar i denjë për një film horror. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj.

Ai është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur syrit të mediave, për të bërë më pas rrëfimin horror të 22 marsit të vitit të kaluar.

Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” – ka thënë Zekaj në gjykatë.

Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, ku ka përfituar strehim dhe ushqim. Ndërkohë që nuk është gjetur ende koka e viktimës ndërsa janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *