• |
ide | kryesore

Justin në gjendje të keqe pas ndarjes nga Selena

Paparazzi, Slider



Ata u rikthyen së bashku pas shumë kohe, por lajmet mbi ndarjen e tyre janë përhapur përsëri të dielën.

Megjithëse nëna e Selena Gomez, Mandy Teefy u fajësua fillimisht për ndarjen, burimet pohojnë se nuk është ajo arsyeja. Sipas burimeve çifti ka pasur problemet e veta dhe Teefy nuk ka ndërhyrë në vendimin e vajzës së saj, sipas Daily Mail.Burimi u shpreh se Selena nuk do ta bazojë marrëdhënien e saj mbi atë se çfarë mendon nëna e saj, duke shtuar se këngëtarja dhe Justin gjithmonë kanë qenë të lidhur e të ndarë njëkohësisht.

“Ata kanë pasur mosmarrëveshje, por nuk do të ishte e habitshme nëse do të ktheheshin së bashku në një javë,”-vazhdoi burimi.Nëna e Selenës, Mandy, shprehu mospëlqimin e saj në një deklaratë për GossipCop.com më parë këtë vit. Ndërsa ylli i popit Justin është fotografuar në një gjendje emocionale shumë të keqe të hënën në Los Angeles.

Ai shihet duke fsheur fytyrën me duar ndërsa pret në makinë babin e tij Jeremy. Mediat e huaja raportojnë se Justin po fsheh lotët ndërsa mbuloi kokën me kapuc.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *