• |
ide | kryesore

Policia mbyll forcërisht grevën e urisë, ish të burgosurit mbahen gjithë natën në komisariat

Lajme, Të fundit



Policia ka mbyllur forcërisht grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë. Mësohet se forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat në orën 02:00 4 ish të burgosurit që merrnin pjesë në grevë, për t’i lënë të lirë më pas në orën 08:00.

Sipas ish të burgosurve, policia i ka mbajtur gjithë natën në komisariat. Po ashtu ata nuk kursyen as akuzat, ndërsa pohuan se policia i ka keqtrajtuar.

“Erdhën na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na kanë keqtrajtuar në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe cadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, thanë ata.

Greva e urisë nisi 5 ditë më parë, pikërisht në vendin ku u vetëdogj ish- i përndjekuri Lirak Bejko, ndërkohë që kjo kategori po protestonte për të drejtat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *