• |
ide | kryesore

Parashikimi/ Surprizat e motit për këtë javë

Lajme



Meteorologët parashikojnë një përmirësim të motit nga e marta në vazhdim.

Deri në mbrëmjen e sotme, shirat do të pakësohen ndjeshëm në të gjithë vendin por do të mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë natës.

Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës, kryesisht në pjesën veriore dhe qëndrore të vendit. Moti më pas kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërish mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje.

E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit.

Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

E premtja dhe fundjava sjellin rritje graduale të temperaturave në të gjithë vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *