E gjitha nis me një zile telefoni që bie dhe më pas dëgjohen fjalët e babait të tij. Foto Strakosha këshillon të birin: “Biri i babit. Që të rrëzohesh në atë profesion, nuk është një dobësi, por një shtyrje për tu ngritur akoma më i fortë!”
Kështu nis një video e shkurtër e postuar në faqen zyrtare të Lazio në Facebook në ditëlindjen e 23-të të portierit shqiptar. Janë të shumta komentet në këtë video të cilat e inkurajojnë Strakoshën për paraqitjet e bëra. ©LAPSI.al