• |
ide | kryesore

Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Romë

Lajme, Të fundit



Qëndra lluksoze tregtare “Rinascente” në qëndër të Romës është evakuar pak çaste më parë nga policia italiane pas një telefonate që lajmëronte vënien e një bombe në ambientet e saj.

Të gjithë punonjësit e klientët janë larguar nga godina. Zona përreth është rrethuar dhe punonjësit e policisë shkencore po kontrollojnë gjithçka.

Alarmi për sulme të mundshme terroriste ka nisur pas një letre anonime të mbërritur në Ambasadën Tuniziane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *