• |
ide | kryesore

Protestë me traktorë në Romë: Pa fermerët do hani mbeturina

Lajme, Të fundit



Afro 1500 fermerë italianë kanë marrë pjesë në demonstratën e zhvilluar në Circus Maximus në Romë. Ata protestuan kundër politikave të qeverisë dhe BE-së. Protesta u zhvillua pa trazira apo incidente. Traktorët ishin në rrugën ku po zhvillohej protesta dhe po u binin borive, shkruajnë mediat e huaja.

Në demonstratë morën pjesë fermerë nga rajone të ndryshme të Italisë, ata mbanin në dorë pankarta që shkruanin “Pa fermerët do të hani mbeturina”.

Drejtuesi i protestave tha: U bëj thirrje qeverive të kuptojnë, përndryshe duhet të shkojnë në shtëpi. Ne nuk jemi skllevër dhe zinxhirë të supermarketeve. Ky sistem na bëri të jemi buzë të greminës.



1 Comment

  1. Po jo si keta mumjet këtu tek ne që rrinë si delet,shkojnë dhe i votojnë pastaj dalin derdhin ndonjë bidon me qumësh në rrugë dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *