• |
ide | kryesore

Berisha: Përgëzoni autoritetet kosovare për përgjigjen që i dhanë Marko Gjuriçit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri, Sali Berisha, e cilëson si provokacion të rrezikshëm hyrjen e kundraligjshme në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç.

Berisha përgëzon autoritetet policore të Kosovës për ‘përgjigjen e merituar ligjore’ që iu dha Gjuriçit.

POSTIMI: 

Nje provokacion i rrezikshem nga serbomadhi Marko Gjuriç ne veriun e Kosoves!

Te dashur miq, sot, ne zbatim te ligjit, policia e Kosoves arrestoi per hyrje te kundraligjshme ne territorin e Republikes se Kosoves njerin prej serbomedhenjve me te damkosur, ministrin Marko Gjuriç.

Me kete rast le te denojme ne te dashur miq aktin e ketij provokatori te rrezikshem dhe te pergezojme autoritetet policore te Kosoves per pergjigjen e merituar ligjore qe i dhane atij. sb



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *