• |
ide | kryesore

PAMJE TË RËNDA/ Dy persona të maskuar godasin me leva në kokë një pronar autobusësh në Vlorë

Lajme, Të fundit
spitali_vlore_6492.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Dy persona të maskuar kanë goditur me mjete të forta si leva një pronar autobusësh në qytetin bregdetar.

Mësohet se Altin Kaçaj, personi i lënduar është në spital për momentin duke marrë ndihmën e nevojshme.

Ai ka marrë një goditje në kokë, sikurse mund të shihet nga fotoja. Ngjarja ka ndodhur pranë portit të Vlorës, në lagjen ”Pavarësia”.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon me mbledhjen e provave të nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *