• |
ide | kryesore

Si janë dhe si duken nga ekrani yjet e “Hollywood”

Paparazzi, Slider



Kur i shikojmë nga ekrani personazhet e famshëm, na krijohet ideja se janë njerëz të thjeshtë, të sjellshëm dhe shumë të dashur me publikun, por jo gjithmonë është kështu. Një pjesë e Vip-ave nuk janë ashtu siç mund t`i kemi imagjinuar. Cilët janë ata që kanë zhgënjyer fansat me sjelljet e tyre?

1

Rihanna
Rihanna është sjellë shumë keq me disa prej fansave të saj. Një prej fansave ka treguar publikisht për një episod të pakëndshëm me këngëtaren në një koncert. Një mikja e fanses së saj kishte shkuar me fëmijët në prapaskena dhe fëmijët ishin shumë të emocionuar që do ta takonin, por Rihanna refuzoi t`i takonte. Kur ata kërkuan autograf prej saj, ajo i kërkoi një prej balerinave që ndodheshin aty t`i largonte.

2

Justin Bieber
Bieber shquhet për humbjen e qetësisë me fansat. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë më foto me fansat, pasi ndihet si një kafshë e kopshtit zoologjik.

3

Ariana Grande
Ariana jo vetëm ofendoi fansat e saj, por një shtet të gjithë kur u shpreh se i urrente amerikanët dhe Amerikën. Ajo po ashtu humbi pëlqimin e publikut kur u fotografua nga kamerat e sigurisë në një pastiçeri, ku konsumoi ëmbëlsira që nuk i kishte paguar.

4

Cameron Diaz
Aktorja nuk pëlqen të kalojë kohë me fansat as kur kjo është pjesë e punës. Në një premierë filmi me fansat, Cameron refuzoi të firmoste autografe dhe të bënte foto me adhuruesit e saj.

5

Kate Winslet
Në një premierë filmi në vitin 2012 ku adhuruesit po e prisnin në shi aktoren, ajo u tregua e pasjellshme me fansat dhe i pa ata me inat.

6

Sandra Bullock
Sandra njihet si një njeri i thjeshtë dhe i ëmbël, por mënyra si ka reaguar ndaj një fansi nuk tregon këtë. Kur fansi i kërkoi autograf ajo mbuloi fytyrën dhe i bërtiti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *