• |
ide | kryesore

Erdogan flet për arrestimet e profesorëve gylenistë në Kosovë: Me lejen e Zotit…!

Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka rikonfirmuar zotimin për të sjellë para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, por do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdogan.

Por, arrestimi i 6 shtetasve turq, profesorë e doktorë të kolegjit “Mehmet Akif”- nga Shërbimi Sekret i Kosovës dhe ekstradimi drejt Turqisë, ka shkaktuar tërmet në qeverinë e Kosovës. Si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj e dënuar ashpër këtë akt të Policisë dhe Shërbimit Sekret pa informuar qeverinë; sipas tyre, ky akt nuk qe tjetër veçse shkelje e të drejtave të njeriut dhe i kushtoi shkarkimin e mënjëhershëm nga detyra sot, si kreut të Agjensisë së Inteligjencës, Driton Gashi ashtu dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj.

MOTIVACIONI I SHKARKIMIT TE KREUT TE SHERBIMIT SEKRET DHE MINISTRIT TE BRENDSHEM:

Haradinaj në shkresat drejtuar Gashit dhe Sefajt:

“Dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë.
Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Agjencia ( Ministria në shkresën e Sefajt) që ju drejtoni, kërkoj nga ju lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”.



1 Comment

  1. Ik ore horr beji keto ne halen tende sic e ke katandisur Turqine jo ketu plehre. Dhe merri keto plehrat qe ke lene ketu si Malik Hasa, Mehdi Gurra and Co se bie ere kerme Tirana prej tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *