• |
ide | kryesore

Pas Fatos Lulos, në Veting kalon një tjetër gjykatëse e Kushtetueses

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja e rradhës që do të kalojë në veting është Vitore Tusha. Ajo është pjesë prej disa vitesh e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa seanca dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është planifikuar të zhvillohet në datën 4 prill.

Pritet për t’u parë nëse për gjyqtaren Vitore Tusha janë gjetur shkelje, në lidhje me pasurinë apo integritetin profesional. Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj por edhe sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë. Kujtojmë se pak ditë më parë gjyqtari Fatos Lulo nuk pranoi që të ishte vetë prezent në marrjen në pyetje nga KPK-ja, duke u përfaqësuar nga ana e avokatëve të tij.

Duke qenë se Lulo u gjet me shkelje sa i takon burimit të të ardhurave, KPK vendosi shkarkimin e tij nga sistemi i drejtësisë.



2 Comments

  1. I PA EMER……NJEHERE NJE DOKTOR I VJETER I ERDHI NJE PACIENT QE I KISHTE HYRE NJE GJEMB DHE I ISHTE INFEKTUAR. DOK. E PA DHE JA MJEKOI DHE I THA TE VINTE MBAS 2 DITESH KESHTU VAZHDOI PER NJE MUAJ .NJE DIT KUR ERDH IQELLOI DJALI I DOKTORIT JA PA PLAGEN JA HOQI GJEMBIN JA MJEKOI DHE KAQ.MBAROI. KUR ERDHI DOKTORI VJETER QESHI KUR DEGJOI DJALIN …..PO PSE UNE BUDALLA ISHA TJA HIQJA GJEMBIN…..PO TANI KUSH DO PAGUAJ SA TE VI BUDALLA TJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *