• |
ide | kryesore

Zhduket totalisht një fshat shqiptar…

Lajme, Të fundit



Fenomeni i rrëshqitjes së tokës është përhapur në të gjitha zonat e Shqipërisë. “Fiks Fare” udhëtoi drejt fshatit Blinisht në zonën e Repsit. Fshat që thuajse është zhdukur krejtësisht nga rrëshqitja e tokës nga data 22 mars e në vazhdim.

Si pasojë janë krejtësisht të pabanueshme 15 shtëpi, ndërsa janë dëmtuar edhe 5 të tjera. Ekipi i emergjencave civile u ka kërkuar banorëve të largohen, pasi qëndrimi në fshat rrezikon jetën e secilit banor.

Por kësaj thirrje nuk i janë përgjigjur të gjithë banorët. Njëri prej tyre shprehet se është i vetëdijshëm për rrezikun, por qëndron prej pronës që ka. Nga shteti kërkon dëmshpërblim të plotë për dëmet. “Kërkojmë dëmshpërblim të plotë 100% pasi dëmet fillestare të banesave kanë ardhur kur ka filluar Rruga e Kombit. Dikur na kanë dhënë 200 mijë lekë të vjetra sa për të na mbyllë gojën. Ashtu siç është dëmtuar një person ku ka kaluar autostrada ashtu të shpërblehem edhe unë”, tha ai.

Çarja e tokës ka shkuar në më shumë se një metër, sipas administratorit të njësisë Rosh Frrok Doda dhe banesat janë zhvendosur deri në 100 apo 150 metër si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

“Të gjitha shtëpitë e fshatit janë të vendosura në një strukturë gjeologjike që përbëhet nga Argjila dhe shkëmbinjtë devijon. Në 22 Mars filloi të japë disa shenja dhe banorët janë larguar.

Kemi 15 familje që u janë zhdukur shtëpitë dhe 5 të tjera të rrezikuara. Shërbimi gjeologjik që ka ardhur këtu ka dalë në përfundimin se këtu nuk banohet. Familjet janë sistemuar tek të afërmit edhe pse u kemi vënë në dispozicion dhomat e konviktit të shkollës së mesme në Rrëshen”, shprehet administratori Doda. Gjithsesi ai vazhdon të këmbënguli për largimin edhe të atyre pak banorëve që kanë mbetur në fshat.

Fshati Sheshaj është një tjetër zonë e Mirditës që është prekur nga rrëshqitja e tokës. Banorët shprehen se ka të paktën 12 vite që ka filluar rrëshqitja, duke iu frikësuar gjithnjë e më tepër një katastrofe të paralajmëruar.

Sipas tyre problemi po agravon çdo ditë prej ndërtimit të rrugës së fshatit në vitin 2002, si pasojë e ndryshimit të rrjedhës natyrore të ujërave nëntokësor. Tetë janë familjet që rrezikohen më tepër, por banesa e Pal Ruçit, është krejtësisht e pabanueshme. Të çarat janë kudo në mure dhe dysheme. Por i zoti i shtëpisë tregon se nuk kanë ku të zhvendoset edhe pse është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset.

Dëmet e para kësaj banese i erdhën nga tërmeti i rreth një viti më parë, por reshjet e fundit kanë stimuluar më tepër rrëshqitjen e tokës ndaj problemi ka agravuar.

Banorët e fshatit Sheshaj apelojnë për ndihmë sa nuk është shumë vonë!/Tch



1 Comment

  1. sdua te jem i pameshirshem po vete e kan fajin, ne rradhe te pare ska pse te kerkojne para nga shteti per shpiat (dmth nga taksat tona) se nuk ua ka prishur shteti shpiat, te shkojne te sigurojne shpine nqs ua sigurojne. Keto jo ka fillu prishja kur u ndertua rruga e kombit e jo kur u ndertua rruga fshatit jan thjesht pretekste per ti thene shtetit na jep ti leket, e duhet te jene te lumtur nje here qe shteti u paska bere rrugen e kombit e rrugen e fshatit se 90% e fshatrave ne shqiperi se kan kete lluks. Thashe ne fillim se vete e kan fajin se ne rradhe te pare u jan futur pemeve e dushqeve prej 27 viteve pa piken e meshires, i kan prere pa meshire e kjo eshte pasoja, ska me peme qe te mbajne token pas shirave. Kudo te shkosh neper Mirdite e shikon fenomenin e erozionit e kudo sheh masakrat qe u behen pyjeve. Eshte nje relacion i drejtperdrejte sa me shume peme=aq me pak erozion dhe e kunderta. Faji i dyte eshte se sduan te punojne, te levizin bythen te ndertojne mure mbajtese ne cdo cep te arave e te tokave, ashtu sic ben jo vetem bota e zhvilluar po dhe pjesa tjeter e ballkanit. Kur iu tha ketyre te fshsatit para ca viteve shiko se per te shpetuar shtepite nga rreshtja duhet qe gjate veres te ndertoni mure mbajtese ne te gjitha rrethimet e arave thane ate e dime por jo te na e beje shteti, s’harxhojme lek ne. Kjo eshte pasoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *