• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kukësit: Lironi qytetarët, problemi nuk zgjidhet me arrestime

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i bëri thirrje qeverisë që të gjejë zgjidhje për situatën në fjalë, që çoi në arrestimin e 23 protestuesve. Ai i kërkoi autoriteteve që të liroheshin qytetarët, pasi kjo çështje nuk zgjidhet sipas tij me arrestime.

“Unë i bëj shkresë kryeministrit, ministrave, u bëj thirrje që të ulen dhe të negociojnë. Duhet transparencë dhe janë vetë qytetarët që janë vet duke pyetur. Brenda ka protestues, njerëz të ndershëm, socialistë të ndershëm, dhe kjo çështje nuk bëhen me arrestime. Ndaj hetimi duhet të jetë transparent dhe qytetarët të lirohen.” – u shpreh Bashkim Shehu.

Orët e para të mëngjesit të sotëm u prangosën të paktën 23 persona, sipas policisë.

 



3 Comments

  1. Nuk di si mund ti besohet akoma ketij kryeministri!!! Flet bukur, por vetem genjen, genjen pa fund, kujton se me arrogance do tia hedh cdo here. Ben si i perkushtuar, por eshte i korruptuar deri ne kocke. shqiperia eshte vend i vogel dhe gjithcka merret vesh. Nese ka barbar vandal dhunues, ata nuk jane nje grup njerezish qe protestojne , por banda ne qeveri me ty ne krye dhe ahmetaj e gjiknuri e me rradhe dako ardian cela etj. Njeri me peshkaqen se tjetri. Ke frike te arrestosh nje kapobande te vertete krimi. Por arreston familjare ne mes te nates kot me kot.

  2. Lironi kuksianet. Ndal dhunes se pseudoshtetit te droges. Ndal dhunes ndaj shqiptareve nga kolonja deri ne Vermosh e me gjere me taksa pocaqi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *