• |
ide | kryesore

Berisha denoncon: Si u manipulua nga prokurorët dosja e arrestimeve në Kukës

Lajme, Të fundit



“Falsifikime monstruoze nga kryeprokurori Edvin Kristaq Rama!” Janë fjalë të ish-kryeministrit Sali Berisha që publikon dosjen e prokurorisë të dorëzuar në gjykatë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së Kalimashit. Sipas Berishës aty është falsifikuar ora e ndalimit të protestuesve.

“Lexoni aktin e firmosur nga prokuroria e partisë për protestuesit guximtare! Kryeprokurori Rama urdhëron prokurorinë kriminale te Partise te falsifikoje ne mënyrë monstruoze:

Orën e ekzekutimit nga narkopolicia te arrestimeve te protestuesve guximtare. Ata jane arrestuar nga ora 3 e mengjesit kurse narkoprokuroret e Rames shkruajne duke fallsifikuar te verteten se protestuesit jane ndaluar midis ores 10-12 te dates 1 Prill, duke konsumuar keshtu krimin e shemtuar te mashtrimit per shkak te detyres” – shkruan Berisha që gjen edhe shkelje të tjera.

LEXO EDHE: Zbardhet DOSJA/ Zbulohet falsifikimi në urdhër-arrestet e prokurorisë në Kukës

“Protestuesit guximtare jane marre ne pyetje pa pranine e avoketerve. Burime te besueshme hedhin poshte akuzat ndaj protestuesve dhe i vleresojne ato si politike. Keto akte antiligjore deshmojne edhe nje here pafytyresine e Edvin Kristaq Rames dhe domosdoshmerine jetike te vazhdimit te revoltes qytetare per lirimin e protestuesve guximtare dhe kunder rritjes se taksave qe po rrenojne jeten e qytetareve!” – shkruan Berisha. ©LAPSi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *