• |
ide | kryesore

Pas kritikave reagon William Levy: Nuk bëj dedikime në “Instagram”

Paparazzi, Slider



Elizabeth Gutiérrez, bashkëshortja e aktorit të njohur, William Levy, ka festuar 39-vjetorin e lindjes një ditë më parë në një festë të çmendur, e cila ka mbledhur më Miami të gjithë miqtë e afërt të dy aktorëve. Siç e përshkruajnë mediat meksikane, “la fiesta mas loca” (festa më e çmendur) e aktores mblodhi të gjithë miqtë në një jaht luksoz, i vendosur në një gji të Miamit. Të pranishmit, nga videot e postuara nga fansat e aktorëve, shiheshin duke kënduar e kërcyer nën drita e fishekzjarre shumëngjyrëshe.
Festa që zgjati deri ne orët e para të mëngjesit, në fakt, nga çifti nuk u pasqyrua në Instagram. Madje, të dy postuan vetëm një foto si për të ndarë një moment nga kjo kohë e bukur e jetës së tyre.
Por fansat, pas fotos që Levy postoi me partneren në Instagramin e tij, iu kthyen duke e akuzuar ‘pse nuk shkroi një urim’ për nënën e dy fëmijëve të tij, por e la aq të thatë postimin dhe vetëm me një foto.
Ndërsa fansat u ndanë në dy pjesë e duke i kthyer përgjigje njëri-tjetrit, ishte vetë aktori që u ktheu një përgjigje të gjithëve pas këtyre komenteve:

“Të gjithë ata që presin t’i bëj një urim bashkëshortes sime e t’ia them ato që kam për të thënë në Instagram, po ju them se e keni gabim. Ato që dua t’ia them, ia them personalisht, sepse dhe ne kemi jetë private. Qëllimi i kësaj fotoje ishte të ndanim diçka të bukur me ndjekësit tanë, por jeta jonë nuk është reality show. Zoti ju bekoftë”,- ishte shënimi i aktorit, pas të cilit, komentet nuk u ndalën, por vijuan për ta mbështetur ose edhe për t’i shprehur indinjatën e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *