• |
ide | kryesore

Si e justifikon Allegri humbjen nga Real Madrid

Sport



Do të jetë edhe ndeshja e kthimit, por me siguri që rruga e Juventusit në Champions për këtë sezon ndalet këtu. Allegri është i vetëdijshëm.

“Kur luan përballë këtyre lojtarëve duhet të kesh edhe pak fat që të paktën t’i gjesh në një mbrëmje negative. E pësuam golin e parë shumë shpejt dhe skuadra ishte paksa pasive. Më pas bëmë për gati një orë një ndeshje të mirë. Na eci ters në disa situata, ndërsa ata nuk gabuan në asnjë lëvizje.

Janë vdekjeprurës, përveç eurogolit të Ronaldos që është një nga qendërsulmuesit më të mirë të momentit në botë. Gjithsesi djemë u impenjuan dhe u bëj komplimente. Në golin e dytë pati një keqkuptim mes Chiellini dhe Buffon. Më pas erdhi edhe kartoni i kuq dhe sigurisht që ndeshja u kompromentua. Goli i tretë mund të evitohej për të mbajtur sadopak shpresë” – thotë Allegri.

Trajneri nuk ka brenga porsa i përket skemës së ndjekur.

“Të mendosh se do të luash dy ndeshje kundër Real Madrid dhe nuk do të pësosh është e pamundur. Për këtë e zhvendosëm skuadrën përpara në mënyrë që të gjenim edhe ne golin. Por ata me Ronaldon në superformë e nisën ndeshjen në 1-0 apo 2-0.

Duhet tani të mëndojmë për sezonin. Duhet të mendojmë për kampionatin dhe Kupën e Italisë, pavarësisht se nuk do të shkojmë të dorëzuar në Madrid. Do ta provojmë të bëjmë kthesën. Besoj se në krahësim me Kardifin jemi përmirësuar pasi trajtimi i ndeshjes nga ana jonë ishte më i mirë. Dybala? Bëri një ndeshje shumë të mirë dhe fizikisht është mirë. As atij dhe as pjesë tjetër të skuafrës nuk kam çfarë t’ju them”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *