• |
ide | kryesore

Trendet e 2018-tes (FOTO)

Paparazzi, Slider



Nuk duhet shumë për të kuptuar se cilat do të jenë trendet që do të dominojnë në 2018-ën. Që nga stilistët deri tek influencuesit e modës që shohim në rrugë, duket se janë në një mendje për llojin e caktuar të xhaketave, mëngëve apo ngjyrës këtë sezon. Nuk do të kalojë shumë kohë derisa t’i vëmë re kudo, por përpara se të arrijmë aty, le t’u hedhim një sy këtu paraprakisht…

Ultra vjollcë

Kompania Pantone lajmëroi se ngjyra e 2018-ës do të jetë ajo vjollcë, me nuanca magjepësese që u ofron stilistëve mundësi të ndryshme shprehjeje. Kjo ngjyrë ishte prezente në pasarelat e pranverës 2018 në show të Rochas dhe Zadig dhe Voltaire.  Prisni t’i shihni nuancat e saj kudo në 2018-ën.

Ultra20Violet_Vertical20gallery20116020x20661-1024x408.jpg

Mëngët e fryra

Mëngët super të mëdha i kemi parë edhe në 2017-ën, por cili do të jetë trendi i radhës? Bluzat voluminoze që të japin pak ndjesi se je në shekullin e 19-të dhe pak ndjesi Louis Vuitton. Nicholas Ghesqui’ere ka luajtur për pak kohë me siluetat, por tani firma të tjera luksoze si Burberry dhe JOUR/NÉ I janë bashkuar argëtimit.

Baloon20Sleeves_Vertical20gallery20116020x20661202_V2-1024x408.jpg

Pantallona të shkurtra dhe të ngushta çiklisti

Pasarelat e Verë 2018 e konfirmuan. E pëlqeni ose jo, stili I viteve ’90 të pantallonave të shkurtra prej çiklisti do të jetë I paevitueshëm. Kim Kardashian ka pak që e ka përqafuar këtë trend por kjo tendencë është parë edhe në pasarelat e Fenty, Nina Ricci dhe Agnes B.

Bike20Shorts_Vertical20gallery20116020x20661-1024x408.jpg

Xhaketat plastike

Calvin Klein ka rizgjuar interesin për palltot dhe akesorët  super shkëlqyes. Dy sezone pasi ai i hodhi poshtë në pasarelë, kemi vënë re më shumë xhaketa plastike në rrugë dhe në dyqanet tona të preferuara.

Slick_Vertical20gallery20116020x20661-1024x408.jpg

Energji diskoje

Papritur kemi një rikthim të modës tek e kaluara. Në 2018, do të shohim magjepsjen e stilistëve nga manifestimi i diskove në vitet ’70 me temina, xixa dhe bute të stolisura. Shihni pasarelat e Marc Jacobs dhe Halpern për më shumë inspirim.

Disco_Vertical20gallery20116020x20661-1024x408.jpg

Ngjyrat bllok primare

Calvin Klein dhe Oskar de la Renta duket se kanë rënë dakord për 3 ngjyrat bllok primare. Me këtë koleksion të limituar, mund të fokusoheni tek kombinimet grafike të këtyre ngjyrave. Sa më e thellë nuanca, aq më mirë.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *