• |
ide | kryesore

Çfarë është NoBarbenheimer dhe pse është trend në Japoni

Paparazzi, Slider
Japoni



‘Warner Bros. Japan’ ka kritikuar ato që i quajti “jashtëzakonisht për të ardhur keq”, postimet e ‘Barbenheimer’ të shpërndara nga homologët e tyre amerikanë.

Mania ‘Barbenheimer’, e cila ka bërë që miliona njerëz në mbarë botën të shohin dy filmat e suksesshëm ‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’ në atë që e kanë quajtur “Barbenheimer”, ka ngjallur kritika në Japoni për hedhjen dritë të shkatërrimit në masë të shkaktuar nga bomba atomike e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Llogaria në ‘Twitter’ e ‘Barbie’ në SHBA, shpërndau një postim të fansave të ‘Barbenheimer’, i cili paraqiste Margot Robbie të ulur mbi supet e Cillian Murphy, përballë një reje atomike, duke shkruar: “Do të jetë një verë për tu mbajtur mend.”

Twitter, i quajtur tani X, shtoi një shënim në postim duke shpjeguar kontekstin historik të imazhit.

“Në orën 8:15 të mëngjesit të 6 gushtit 1945 (Showa 20), një bombë atomike u hodh në Hiroshima për herë të parë në historinë njerëzore”, thuhej në shënimin në Twitter. “Natyra e veçantë e dëmit të shkaktuar nga bombat atomike është se shkatërrimi në masë dhe vrasja masive ndodhën në çast dhe pa dallim.”

‘Warner Bros. Japan’ bëri një deklaratë duke kritikuar degën e studios në SHBA për futjen e manisë ‘Barbenheimer’ në mediat sociale, duke krijuar hashtagun #NoBarbenheimer që u bë trend në Japoni ditët e fundit.

“Ne e konsiderojmë jashtëzakonisht për të ardhur keq që llogaria zyrtare e selisë amerikane për filmin ‘Barbie’ reagoi ndaj postimeve në rrjetet sociale të fansave të ‘Barbenheimer’”, shkruan ‘Warner Bros Japan’ në një deklaratë të publikuar në profilin e ‘Barbie Japan’ në Twitter. “Ne e marrim këtë situatë shumë seriozisht. Ne i kërkojmë selisë së SHBA-së të ndërmarrë veprimet e duhura. Ju kërkojmë falje atyre që u ofenduan nga kjo seri reagimesh të pavëmendshme.”

‘Warner Bros US’ iu përgjigj kritikave: “Warner Brothers i vjen keq për angazhimin e saj të fundit në mediat sociale. Studio kërkon falje të sinqertë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *