• |
ide | kryesore

Kërkesa/ A do të përjashtohet Rama nga Kuvendi për fjalorin që përdori pak ditë më parë?

Lajme, Të fundit



Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që sot të mblidhet Byroja e Kuvendit. Ndërkohë, Gramoz Ruçi pas kësaj kërkese ka paralajmëruar mbledhjen e Byrosë sot në orën 18:00.

Sipas LSI-së duhet që përjashtohet Edi Rama për fjalorin fyes që përdori pak ditë më parë ndaj shqiptarëve.

Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë dhe në të thuhet: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi. Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedent dhe shfaqje e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, – shkruhet në kërkesën e LSI-së.



2 Comments

  1. Une mendoj qe ta denojme te ndjeki kursin e komunikimit politik te drejtuar nga Grida duke u mbeshtetur nga pervojat e meparshme te Sali sulltan Salepit.

  2. te gjithe jan hajdut politikan shqiptar..shqiperi ..kosove…maqedoni….se kt nuke eduan evropen se evropa i monitiron politikanet nga korupcioni…..vaj populli i jon……….tetovari…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *