• |
ide | kryesore

Rama e sqaron live se kur do të fillojë sistemi i pagesës në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit



Pas një fjalimi në Kuvend, kryeministri Rama është duke zhvilluar një video-interpelancë me banorët e Kukësit të cilët kundërshtojnë vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Rama është duke u pyetur nga banorët dhe duke u dhënë atyre sqarime për këtë çështje.

Po ashtu kryeministri ka sqaruar se kur do të hapet sistemi i pagesë në Rrugën e kombit. Ai është shprehur se ky sistem do të çelet pas 60 ditësh, kohë kjo kur qeveria do të mundohet ta bëjë se më mirë këtë proces.

“Ne nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë. Në fund të shkurtit kemi nisur punën për një pikë të kontratës që bën fjalë për përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Kontrata parashikon 6 muaj për këtë pjesë. Ky nuk është justifikim për këtë rast. Ne duhet të ishim shumë të vëmendshëm dhe të bënim shumë shpjegime. Sipas ekspertëve duhen 6 muaj për të vlerësuar fluksin e përdoruesve të shpeshtë.  Jemi të qartë që kjo ka nevojë për një kohë dhe një shpjegim. 60 ditë kohë që ta bëjmë këtë sa më shpejt dhe sa më mirë. Ne nuk do ta rivendosim funksionimin e sistemit të pagesës përpara pa konkluduar formulën për gjithë zonën. Nuk do ta çelim para 60 ditësh sistemin e pagesës sepse nuk duam të biem në kurthin e manipulimit që iu bë kësaj çështjeje dhe opinion publik…” – tha Rama.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *