• |
ide | kryesore

Rrëzoi karrigen dhe iku i acaruar nga Kuvendi, Pandeli Majko ‘reagon’ në Facebook

Lajme, Të fundit
Majko.jpg



Për shkak të refuzimit të një amendamenti në ligjin e diasporës, Pandeli Majko, ministri i Diasporës ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

Majko mbështeste amendamentin e propozuar nga deputetit Adnor Shameti, ndërkohë që Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm dhe Taulant Ballës e kanë hedhur poshtë pasi janë shprehur se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.

Votimi i kundër i grupit parlamentar acaroi Majkon, i cili përplasi karrigen dhe u largua i nxehur nga votimi i projektligjeve të tjera të rendit të ditës. Pak pas seancës, ministri për Diasporën ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa fotografi nga vizita e tij e fundit në Turqi.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *