• |
ide | kryesore

“D&G” do të vdesë bashkë me udhëheqësit e tyre

Paparazzi, Slider



Pas shumë lajmeve se aksionet e kompanisë lider në tregun e modës do të shiteshin, vetë dy krijuesit e saj i kanë hedhur poshtë këto zëra.

Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce kanë treguar se kanë pasur shumë oferta por nuk mund të pranojnë një gjë të tillë, pasi shtëpia e modes nuk është thjesht një biznes dhe ajo do shumë përkushtim.
Dolce & Gabbana është një nga dhjetë grupet më të mëdha të modës në Itali. Krijimet e guximshme e kanë bërë atë të jetë një nga market më të kërkuara të të famshmëve kudo në botë.
Ikonat e botës së modës janë shprehur se nuk do të donin që një stilist japonez të krijonte për Dolce & Gabbana. Pas përfundimit të lidhjes së tyre romatike shumë vite më parë, ata vazhduan të jenë ende partner në biznes. Të pyetur se kush do ta trashëgojë kompaninë me histori 33 vjeçare, u shprehën se nëse ata ndahen nga jeta, ata do të vdesin. Bashkë me ta edhe brandi i tyre.
E duket se të gjithë dizenjuesit e modës nuk lënë trashëgimtarë të perandorive të tyre si Versace apo dhe Giorgio Armani i cili ka krijuar një fondacion në emër të tij, ku do të shkojnë paratë pas vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *