• |
ide | kryesore

Procedohen 23 persona që iu bashkuan mosbindjes civile

Lajme, Të fundit



Policia ka proceduar 23 persona, të cilët ditën e enjte bllokuan aksin Mamurras-Milot, duke iu bashkuar mosbindjes civile që u zhvillua edhe në tre rrugë të tjera paralelisht.

Policia njofton se këto persona po hetohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, “Prishja e qetësisë publike”, “Ndotje e ajrit” etj.

NJOFTIMI I POLICISë: 
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët. Konkretisht për shtetasit : F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër
Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. parti edver o sa mir po i dhjer,e pse jo krymba qenefi stalini i ke,dele,derra,gica,lop etj qelbesirat qe i ka dgjer mao LUU ce dun e vllahutin serbja.bjeru ne kok aty e kan merak kazanet.

  2. Veprim ligjor komunist, per te trembur protestuesit, por ne fakt kane bere, e po bejne te kunderten. Protestat e popullit te vuajtur e mashtruar nuk mund ti ndale me forca e diktatura ramiste. Mendoni e thirrini mendjes se ci keni bere ketij populli, e duroni pasojat, sepse ate qe i ka bere ky psikopolitikani RAMA ketij vendi, do mbahet mend e histori ne keq qeverisjen, e zhvatjen e mireqenies se popullit. Cfare ke bere ne dete,, do e hashe ne gjelle” rama. e ajo do ti nxjerre nga By,,,,a ato politikat e mashtrimet qe i ben e i ke bere njerezve te varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *