• |
ide | kryesore

E reja tenton të kalojë 10 kg drogë në Greqi, u gjet në bagazhet e autobusit

Lajme, Të fundit



Policia greke ka sekuestruar 10.6 kg marijuanë çokollatë në valixhet e një 28-vjeçare shqiptare, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Kakavijë – Janinë.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare të Kakavijes para se autobusi të nisej, në bagazhet e saj u gjet lënda narkotike e mbështjellë me letër natriban.  Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.

Kanabisi çokollatë u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *