• |
ide | kryesore

Gruaja e Buffon/ Gazetarja Ilaria D’Amico, gafë LIVE me Mauricio Sarrin

F1, Sport



Ishte një moment i sikletshëm ai në lidhjen direkte televizive pas ndeshjes Napoli-Chievo (2-1). Ndodhi në transmetimin LIVE të SKY kur në lidhje diskete nga stadiumi ishte trajneri i Napolit Maurizio Sarri.

Prezantuesja e Ilaria D’Amico ka ngatërruar një banderolë që çdo ndeshje shpaloset në sektorin B të stadiumit për të kujtuar tifozin e ndarë nga jeta Pasquale D’Angelo, me një banderolë dedikuar Sarrit.

“Çfarë efekti të jep kur sheh imazhin tënd në shkallët e stadiumit në krah të Maradonës?”– pyeti D’Amicio. Menjëherë trajneri që e kuptoi gafën u përgjigj me finesë: “Nuk është një banderolë dedikuar mua, por një tifozi të Napolit të vdekur gjatë një transfertë, por që më ngjan pak.” Nuk ka munguar edhe ndjesa e SKY me anë të drejtorit Federico Ferri.

“Banderola në San Paolo pranë asaj të Mardonës përfaqëson një tifoz të madh të Napolit, Pasquale D’Angelo, që humbi jetën 3 vjet më parë në Moskë. Nuk është ajo e Sarrit. Në “Sky Calcio Show” e kemi ngatërruar dhe i kërkojmë ndjesë kur u ndje i prekur”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *