• |
ide | kryesore

Jay Z: Kaney West është vëllai im

Paparazzi, Slider



Jay Z ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për sekretet e shumta që zbuloi në shfaqjen e David Letterman. Pas rrëfimeve që bëri për jetën private, ai ka folur edhe për marrëdhënien që ka me një prej këngëtarëve më të njohur, Kanye West. Marrëdhënia e tyre është diskutuar shumë nëpër media dhe është spekuluar gjatë se ata nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Por Jay Z ka treguar të kundërtën, pasi u pyet nga Letterman për këtë marrëdhënie ai u shpreh: “Ai është vëllai im. Ne jemi më shumë se shokë, Kanye është vëllai im i vogël dhe mes vëllezërish gjëra ndodhin, por ne do të mbetemi vëllezër përgjithmonë.” Pra edhe pse në të shkuarën mund të kenë pasur konflikte çdo gjë është rregulluar dhe këngëtarët mbeten po aq të afërt si më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *