• |
ide | kryesore

Kthehet në tragjedi aksidenti në Levan-Tepelenë, shkon në tre numri i viktimave

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e aksidentit tre persona janë gjetur të mbytur ne kanal, dy gra dhe një burrë, të cilët po ktheheshin nga një dasme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *