• |
ide | kryesore

Lind vajza e Khloe Kardashian, gjithçka “top secret”

Paparazzi, Slider



Ndërsa të gjithë jemi kureshtarë të mësojmë lajmin se kur do të vijë në jetë pinjollja më e re e familjes së famshme Kardashians, në fakt ajo tashmë edhe mund të ketë lindur. Dhe nukse aludojmë pa arsye për këtë. Vet mamaja e ardhshme, Khloe Kardashian është shprehur për mediat, se ardhja në jetë e bebushes do të ndodhë në fshehtësi të plotë.

Lindja e vajzës së Khloe dhe partnerit të saj Tristian Thompson po ruhet në nivele “top secret”, sepse vet çifti nuk ka dëshirë që të zbulojë detaje nga dita e lindjes, duke zgjedhur kësisoj të njëjtën strategji si Kylie Jenner, e cila e bëri publike ardhjen në jetë të vajzës, disa ditë pasi ajo kishte lindur realisht.

Sipas britanikes Dailymail, dyshja e prindërve të famshëm, nuk dëshiron që një moment kaq unik në jetën e tyre, të jetë në fokusin e paracave, kamerave, apo mediave të interesuara për të poseduar të parët foton e bebushes. Tashmë, vendimi u takon plotësisht atyre dhe do të jenë pikërisht Khloe dhe Tristian që do të vendosin se kur do të zbulojnë gjithçka nëpërmjet rrjeteve sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *