• |
ide | kryesore

Sekuestrohen në Itali 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

Lajme, Të fundit



Policia financiare italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.

Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.

Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t’i sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece, e cila është pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë, shkruan ora neës.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *