• |
ide | kryesore

U procedua penalisht, Nard Ndoka i kthehet Ramës: Ti je një ‘dhjaks’, të na ‘rruesh’ shoku Edi!

Lajme, Të fundit
ndoka.jpg



Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar pas procedimit penal që iu bë një ditë më parë nga policia, në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e 5 prillit ku opozita bllokoi  katër akse kryesore në vend.

Në një status në Facebook, Ndoka e quan Ramën “dhjaks”, ndërsa i kujton të gjitha përballjet politike, qoftë kur ka qenë në krah të Berishës, qoftë edhe në 2011 kur ishte në krah të Ramës.

Edi Rama, ti je një “dhjaks”! Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë! Jam nder themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt! Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend sëbashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë Teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajme akoma sot! Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira! Me 5 Prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerzore në krah të qytetarëve! Pra, Edi Rama; Nuk kam patur frikë Enverin, ‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam patur frike as Berishën, jo më të kem frikë nje ‘dhjaks’, si puna jote! Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’! Të na ‘rruesh’ shoku Edi!” – shkruan Ndoka.



7 Comments

  1. Nuk edi se cfare presin ne nga ky Nardi eshte politikan edhe ndodhet ne parlament.edhe jo ne ring boksi.
    Forca eshte.mungese llogjike.se kuptoj lapsin perse kenaqet apo krenohet me kete fjalor.kete dubet populli ta degjoj edhe te.mendoje a ja vlene te votohet per keta tipa?

  2. Te na rruaje edviniu, o dhjaksa – çirake me pagese , mjer per ju dy Zagar-komentaret e pare, se koha Juuuj mbaroi!!!

  3. Ky Nardi eshte kokrra debilit, por kesaj rradhe me beri ta lexoja. Tallet dhe percmon kryem, dhe ka te drejte. Kryeministri jone, vuan nga sindromi frikes. Tmerrohet nga efekti i nje turme, sa do e vogel qofte. Ky nuk te vret, por doren nga xhepi nuk ta heq. Eshte lloji i sojit. Shikoni ministrat, keshilltaret e tij. Jane te gjithe nje prerje. Te vegjel,ecin ne maje te gishtave, dridhen kur ecin,skuqen kur flasin. Jane “ashtu”. Nardi vuan nga niveli i ulet i inteligjences por nuk mund ta akuzojme se eshte “ashtu”. “Ashtu” gjen ne bashki, ne min e jashtme,ne min e financave, ate te transportit me shumice i gjen dhe nuk eshte rastesi. Jane te perzgjedhur te sistemit, te privilegjuarit te kryemistrit. Eshte qeveri LGBT. Prandaj tallen Nardi,Monika Luli Sala Berisha. Keta te qajne diten e te q… naten. Kane nje te mire qe nuk te vrasin, por me shume dem te bejne. Jane te rrezikshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *