• |
ide | kryesore

Dasma e Meghan dhe Harry, një ndër më të shtrenjtat në botë

Paparazzi, Slider



Nuk u deshëm më shumë se 12 muaj që çifti i dashuruar të vendoste për hapin e rradhës . Sot të gjitha revistat e tabloidet në Mbretërinë e Bashkuar , në Evropë e përtej kontinetit shkruajnë për dasmën mbretërore (19 maj te ketij viti). Mesa duket jo vetëm shqiptarët pyesin për çmimin, sepse duket se kjo është pyetja që ka munduar shumë prej kryeredaktorëve : Sa do të kushtojë dasma e Meghan Markle me Princin Harryn.

Nëse për ditën e madhe të Princ William dhe Kate Middleton është shpenzuar rreth 28 milionë dollarë, me një përllogaritje të thjeshtë ceremonia e vëllait të vogël do të kapë shifrën 45 milionë dollarë.
Sipas webistet Page Six dhe Bridebook dasma është një ndër 10 ceremonitë më të shtrenjta të të gjitha kohërave.
Vetëm 42.1 milion dollarë do të shpenzohen për masat e sigurisë. Përveç snajperëve të zakonshëm në çdo tavolinë dhe policisë së fshehtë në rrugë, vendi përreth do të “blindohet” me teknologjinë më të fundit ushtarake, duke përfshirë një sistem britanik kundër rrezeve UVA , i cili do të kushtojë së paku 1 milion dollarë .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *